Orikum, rinisin protestat para bashkisë
01/10/2010 09:20
Banorët e Orikumit kanë rinisur protestat para bashkisë së kësaj komune, për cështjen e certifikatave të pronësisë së tokave në Dukat dhe Karabrun.
Sipas informacioneve të fundit, edhe sot protestuesit kanë penguar hyrjen e punonjësve në godinë.
Gjithashtu, banorët kanë kërkuar sërish largimin nga detyra të kryetarit të bashkisë Kanan Braho, i cili iu tha atyre dje që për këtë cështje t’u drejtohen institucioneve të tjera.
“Institucioni që drejtoj unë me ligj, as nuk njeh dhe as nuk shpall prona dhe pronarë”, deklaroi dje Braho.
Top Channel