Njolla e zezë, BP zgjedh kreun e ri

01/10/2010 17:10

Fatura e BP për pastrimin dhe dëmshpërblimet pas njollës së zezë është ngjitur në 11,2 miliardë dollarë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania britanike.

Ndërkohë administratori i ri i deleguar, amerikani Bob Dudley, ka marrë kreun e ndërmarrjes duke zëvendësuar Tony Hayward.

Dudley ka lajmëruar iniciativa të reja për të rikthyer besueshmërinë tek kompania e naftës, mes tyre edhe krijimin e një njësie të veçantë për t’u kujdesur për sigurinë në operacionet e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA