Nisma e PD-së, reagon Beqja

01/10/2010 14:00

Deputeti socialist Ilir Beqja reagon pas nismës së një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të tij.

“Në vitin 2008, Bashkia e Durrësit ka nisur një projekt të ndarë në tre faza, me qëllim informatizimin e këtij insitucioni. Kompania ku unë jam ortak, ka marrë pjesë në dy fazat e para të këtij projekti, ku ka dalë fituese e garës, në respekt të plotë të legjislacionit mbi prokurimet. Faza e dytë e këtij projekti, ku kompania në fjalë ka qënë e përfshirë, i përkon një periudhe gjatë të cilës unë nuk ushtroja funksionin e deputetit, madje nuk kisha asnjë të ardhur apo përfitim që lidhet me mandatin e deputetit.Që nga momenti kur unë kam filluar të ushtroj mandatin e deputetit, kompania në fjalë nuk ka përfiturar asnjë qindarkë nga fondet publike. Madje, në respekt të ligjit, kjo sipërmarrje nuk ka marrë pjesë në asnjë procedurë prokurimi me fonde publike”, sqaron deputeti Beqaj.

Deputeti është shprehur i gatshëm që në respekt të institucioneve të shtetit, t’i nënshtrohet cdo lloj procedure për transparencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA