Nigeria feston 50 vjetorin e pavarësisë

01/10/2010 10:00

Banorët e Nigerisë, vendi më i populluar i Afrikës, kanë nisur festimet për të shënuar 50 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe.

01/Fishekzjarre të shumta janë vendosur në rrugët e kryeqytetit Abuja, ndërkohë që parakalime do të mbahen më vonë edhe në qytete të tjera.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se përvjetori ka nxitur debate të ashpra mbi gjëndjen e kombit.

Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, por shumica e popullsisë së saj jetojnë në varfëri.

Mbi 200 grupe të ndryshme etnike bashkëjetojnë në një koalicion të tendosur dhe shenjat e grushteve të shtetit dhe luftës civile janë ende të dukshme.

Një ish-lider ushtarak, Yakubu Gowon ka deklaruar se pavarësisht gabimeve dhe problemet e brendshme, Nigerlia po ecën përpara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA