Nigeri, përgjaket festa e pavarësisë
01/10/2010 15:00
Një sërë atentatesh janë regjistruar në Abuja të Nigerisë, teksa zhvillohej parada e festës së pavarësisë.
Për pasojë, 7 persona kanë humbur jetën, ka njoftuar policia lokale, sipas të cilës atentatet janë kryer përmes shpërthimit të dy makinave të mbushura me eksploziv.
Sipas burimeve, makinat në fjalë ishin vendosur pranë selisë së Ministrisë së Drejtësisë.
Disa orë më parë rebelët e MEND kishin kërcënuar se do të shpërthenin disa bomba gjatë paradës dhe kishin bërër thirrje për evakuimin e zonës.
Nigeria feston sot 50 vjetorin e pavarësisë së saj nga Mbretëria e Bashkuar. Po gjatë ditës së sotme në këtë vend forcat ushtarake kanë liruar 15 fëmijë që mbaheshin peng.
Top Channel