Nigeri, lirohen 15 fëmijët e marrë peng

01/10/2010 12:50

Policia nigeriane ka njoftuar sot lirimin e 15 fëmijëve të rrëmbyer më herët gjatë javës në shtetin e Abias, në Nigeri.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se fëmijët u liruan nga forcat e sigurisë në një strofull që fshihej në një pyll.

Persona të armatosur rrëmbyen fëmijët nga autobusi i shkollës në qytetin e Abas ditën e hënë dhe për lirimin e tyre kërkuan 130 mijë dollarë.

Por ende nuk dihet nëse lidhur me ngjarjen ka pasur të arrestuar apo është paguar një shpërblim financiar për të siguruar lirimin e fëmijëve.

Të miturit, nga mosha 3 deri në 10 vjec, ishin fshehur në një kasolle në pyllin Ogue-Asa, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA