NASA, shkrihen 1200 vende pune

01/10/2010 16:25

Më shumë se 1200 punonjës kanë humbur punën e tyre në NASA për shkak të daljes në pension të programit “Shuttle”.

Mbyllja e vendeve të punës ka ndodhur ndërsa Kongresi ka aprovuar bilancin e ri prej 19 miliardë dollarësh për NASA-n dhe një lëshim shtesë për shuttle, që do të qëndrojë në punë deri në qershor të 2011-ës.

Edhe aktiviteti i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor është shtyrë deri në 2020-n.

Kur shuttle të dalë në pension do të pushohen nga puna 9 mijë punonjës të tjerë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta