Mat, banorët e Gurrës, vuajnë për ujë

01/10/2010 10:30

Megjithëse ujësjellësi ka 2 vjet që ka përfunduar ,banorët e fshatit Gurrë e madhe në Komunën Gurrë  të rrethit Mat janë të detyruar të mbushin ujë 2 orë larg shtëpive të tyre.

Siç pohojnë dhe banorët e Gurrës ndonëse ujësjellësi ka kushtuar 170 milion leke të vjetra nëpër shtëpitë e tyre nuk rrjedh asnjë pikë ujë.

Të ndodhur përballë këtij realiteti ata kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm, ndërkohë kryetari i komunës kërkon që banorët të blejnë tubacione dhe hapin kanale për të dërguar ujin e pijshëm nëpër shtëpitë e fshatit Ata akuzojnë kreun e Komunës Gurrë për shpërdorim të fondeve në ndërtimin e këtij ujësjellësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA