Kompanitë e huaja tërhiqen nga Irani

01/10/2010 10:45

Katër kompanitë më të mëdha energjitike po tërhiqen nga Irani në mënyrë që të pajtohen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

“Royal Dutch Shell”, “Total”, “Statoil” dhe italiania “ENI” do të shmangin kështu ndëshkimet e SHBA për kë vazhdon të bëjë biznes me Iranin.

Edhe kompania “Naftiran Intertrade”, me seli në Zvicër, do të përballet gjithashtu me sanksione të reja.

SHBA kanë përforcuar sanksionet ndaj Iranit nga shqetësimi se ai po përgatit armë me fuqi atomike.

Por këto akuza janë hedhur vazhdimisht poshtë nga Teherani zyrtar, i cili deklaron se programi bërthamor ka qëllime paqësore.

Ligjet e fundit i japin administratës amerikane fuqinë për të penalizuar kompanitë e huaja që investojnë mbi 20 milionë dollarë në sektorin iranian të energjitikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA