Irak, më pak viktima pas largimit të SHBA-ve

01/10/2010 16:00

Janë 273 personat e vrarë në Irak në muajin shtator. Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria irakiane, bëhet fjalë për bilancin më të ulët të regjistruar që prej fillimit të vitit.

Vlerësimi i shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, ajo e Brendshme dhe e Mbrojtjes, ka treguar se në muajin e parë pas tërheqjes zyrtare të trupave amerikane nga vendi janë vrarë 185 civilë, 55 policë dhe 33 ushtarë.

Shënohet një rënie në krahasim me dy muajt e fundit që kanë regjistruar numrin më të lartë të të viktimave nga 2008-a.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta