Hleb: Shqipërinë e mundim dy herë

01/10/2010 14:35

Ish-lojtari i Barcelonës, Aleksandr Hleb, i huazuar për një vit te Birminghem Siti, në një prononcim të tij ka llogaritur që në 5 ndeshjet e radhës, 12 pikë janë pothuajse të sigurta për Bjellorusinë, duke llogaritur dy fitore me Luksemburgun dhe dy me Shqipërinë.

“Ne jemi në gjendje që të arrijmë të grumbullojmë minimumi 12 pikë në 5 ndeshjet e ardhshme kualifikuese”, u shpreh lojtari i Kombëtares së Bjellorusisë, kundërshtarit të përfaqësues sonë më 12 tetor në stadiumin “Dinamo Stadion”, në Minsk. Hleb, pas fitores kundër Francës, e sheh Bjellorusinë si kandidate për të marrë vendin e dytë në grup.

“Nëse e kemi fatin me vete sikundër me Francën, ku mundëm të shënojmë gol nga pozicioni jashtë loje, mund të bëjmë sensacion në Grupin D të eliminatorëve të Euro 2012 dhe të dalim në vendin e parë”, theksoi ai. Shqipëria dhe Bjellorusia do të përballen në Minsk më 12 tetor. Pikërisht ndaj këtij kundërshtari do të jetë edhe ndeshja e radhës e Shqipërisë më 26 mars të vitit 2011.

Top Channel