Franca regjistron romët e dëbuar

01/10/2010 12:55

Ministria franceze e Emigracionit do të regjistrojë gjurmët e gishtave të romëve që marrin ndihmë financiare pasi janë dëbuar nga vendi.

Nga e premtja, do të nisë regjistrimi biometrik mbi romët që marrin deri në 300 euro pasi lënë Francën. Shumica e tyre janë riatdhesuar në Bullgari dhe Rumani.

Autoritetet franceze kanë deklaruar se disa prej tyre bëjnë rikthim në Francë për të përfituar sërish ndihmë financiare.

Në vitin 2009, mbi 15.200 ndihma të tilla u janë paguar emigrantëve, shumica e të cilëve romë, që ishin dëbuar nga Franca.

Qeveria franceze e klasifikon shumicën e tyre si vullnetarë, të cilëve u jepen 300 euro nëse janë të rritur ose 150 nëse janë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA