Ekuador, lirohet presidenti
01/10/2010 04:55
Forcat e sigurisë në Ekuador liruan presidentin e vendit, Rafael Korrea, i cili u mbajt peng për disa orë rresht në një spital në kryeqytetin Kuito nga 800 policë protestues.
Korrea u kishte apeluar më parë autoriteteve të sigurisë të mos ndërhynin për ta liruar për të evituar një gjakderdhje.
Nuk dihet nëse nga operacioni ka viktima apo të lënduar, ndërkohë që as gjendja shëndetësore e presidentit nuk bëhet e ditur. Ai ishe shtruar në spital pas një sulmi me gaz lotsjellës, sulm të cilin e cilësoi si sulm prej frikacaku.
Top Channel