Ekuador, dorëhiqet kreu i policisë

01/10/2010 16:35

Kreu i policisë së Ekuadorit ka dhënë dorëheqjen pas dështimit në ndalimin e revoltës së agjentëve dhe tentativës për grusht shteti.

Vendimi i komandantit Freddy Martinez është bërë i ditur nga një zëdhënës i policisë.

Sipas presidentit Rafael Correa, ajo në Ekuador ishte një tentativë për grusht shteti dhe nuk ishte një revoltë e thjeshtë e policëve kundër ligjit që i barazon me punonjësit e tjerë publikë.

Top Channel