Ekskursionistja amerikane takon Obama-n

01/10/2010 09:55

Ekskursionistja amerikane e liruar pas një viti burgim në Iran është takuar me presidentin amerikan Barack Obama, në Uashington.

Sarah Shourd dhe prindërit e dy amerikanëve që vazhdojnë të mbahen të burgosur në Iran u pritën personalisht nga presidenti.

Zoti Obama theksoi se do të bëjë cdo gjë që është e mundur për të siguruar lirimin e Shane Bauer dhe Josh Fattal, bëjnë të ditur burime nga Shtëpia e Bardhë.

Shourd javën e kaluar u takua me presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad në selinë e OKB-së, ku kërkoi lirinë e dy shokëve të saj.

Selia presidenciale në Uashington vlerësoi familjet e Bauer dhe Fattal për kurajon e tyre, duke u shprehur:

“Ne shpresojmë se Irani do të tregojë mëshirë dhe do të bëjë gjënë e duhur duke siguruar kthimin në shtëpi të Shane, Josh dhe të gjithë amerikanëve të mbajtur në Iran”.

Top Channel