Britani, BBC anulon grevën e 5 e 6 tetorit

01/10/2010 21:25

BBC ka anuluar grevën që do të rrezikonte transmetimin e fjalimit të kryeministrit David Cameron në Kongresin e konservatorëve.

Manifestimi i mijëra punonjësve, në program më 5 dhe 6 tetor gjatë kongresit të Tories në Birmingham, është anuluar.

Vendimi është marrë pasi sindikata ka lajmëruar se ka marrë një ofertë shumë të përmirësuar mbi pensionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA