BE dyfishon ndihmat për Pakistanin

01/10/2010 19:10

Bashkimi Evropian ka dyfishuar përpjekjet për përmbytjet në Pakistan: totali i ndihmave ka shkuar në 150 milionë euro.

70 milionëve të vendosur më parë iu shtuan shumë shpejt edhe 80 të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur komisarja për ndihmat humanitare, Kristalina Georgieva.

“Stafi ynë në Pakistan na ka konfirmuar se ndihmat e ardhura nga Evropa kanë kontribuar për të shpëtuar shumë jetë dhe ndihmuar shumë persona. Për këtë arsye Komisioni vendosi të dyfishojë përpjekjet humanitare”, është shprehur ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA