Shaqiri në shënjestrën e Bayern Munchen

30/09/2010 15:45

Lojtari zvicerian me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është kryefjala e merkatos në Gjermani por edhe në shumë vende të tjera të Europës.

Mesfushori 18 vjecar i Baselit që mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ka lënë shenjë në ndeshjen e para dy ditëve përballë Bayern Munchen, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit bavarez.

Sipas gazetës “Blick”, lojtari i ri mund të transferohet nën urdhërat e Louis van Gaal në sezonin e ardhshëm. Vlera e kartonit të tij shkon 7.5 milionë euro. Për të janë interesuar edhe Liverpool, Arsenal e Borussia Dortmund.

Top Channel