Netanjahu: Të bindur në arritjen e paqes

30/09/2010 04:05

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u takua në Tel Aviv me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Lindjn e Mesme, Xhorxhe Miçëll, të cilin e ka siguruar se është i vendosur dhe i angazhuar totalisht për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me palestinezët.

“Ka shumë dyshime dhe pengesa në rrugën tonë drejt paqes. Të gjithë e kuptojnë këtë, por ka vetëm një mënyrë që ne të mos arrijmë paqen, vetëm nëse së provojmë. Unë dhe kabineti im jemi të bindur në arritjen e paqes me palestinezët”, është shprehur Netanjahu.

Pas raundit të parë dhe të dytë të bisedimeve, të mbajtura përkatësisht në Uashington dhe Kajro, Izraeli dhe palestinezët ranë dakort për t’u takuar në raundin e tretë në Paris.

Top Channel