Liga Europiane, Juve e Siti ndajnë nga 1 pikë

30/09/2010 23:55

Mançester Siti dhe Juventus ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1 të arritur në ndeshjen e dytë të Grupit A të vlefshme për Europa Ligë.

Skuadra italiane e nisi më mirë ndeshjen duke u treguar më agresive karshi kundërshtarit e duke e kërkuar më shumë golin të cilin e gjëjnë në minutën e 11 me Jakuintën i cili gjen rrjetën pas një goditje nga jashtë zone në një pozicion të pjerrët.

Pas pësimit të golit, vendasit e Sitit fillojnë gradualisht të balancojnë e të shfaqen të rrëzikshëm brenda zonës së italianëve. Por vetëm në minutën e 37 të takimit anglezët gjejnë golin me anë të Xhonson që iu “vodh” mjeshtërisht mbrojtësve bardhezinj e mposhti portierin Maninger. Pjesa e parë përfundoi në barazpëshë 1-1.

Në pjesën e dytë megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, rezultati nuk pësoi ndryshim, ndërkohë që ndeshja e tjetër e këtij grupi, ajo mes Leh Poznan dhe Salzburgut u mbyll 2-0 për polakët.

Supërsfida e grupit B, ajo mes Atletikos së Madridit dhe Bajer Leverkusenit u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Rosenbor mundi grekët e Arisit 2-1.

Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Gent-Lile 1-1, S. Lisbon-Levski Sofje 5-0, PAOK-Dinamo Zagreb 1-0, Vilareal-Klub Bruzh 2-1, Bate Borisov-Alkmar 4-1, Sherif-Dinamo Kiev 2-0. CSKA Moskë-Sparta Pragë 3-0, Palermo-Luizianë 1-0, Hajduk-Anderleht 1-0, Zenit- Aek 4-2, Odense-Shtutgart 1-2, Yong Boys-Getafe 2-0, Metalist-PSV 0-2, Sampdoria-Debrecen 1-0, Dortmund-Sevilja 0-1, PSG-Karpatia 2-0, Utrehet-Liverpul 0-0, Steaua-Napoli 3-3, CSKA Sofje-Porto 0-1 dhe Rapid Vjenë-Beshiktash 1-2.

Top Channel