Josip Kuzhe pëson hemorragji celebrale

30/09/2010 18:55

Goditje e rëndë për Kombëtaren Shqiptare të futbollit pasi trajneri Josip Kuzhe ka pësuar hemorragji celebrale, duke u shtruar në spital.

Nga informacionet e deritanishme, mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Tekniku kroat mund të dërgohet jashtë shtetit për një kurim më të specializuar por ende nuk është marrë një vendim nëse mund të transportohet për shkak të gjendjes së rëndë që paraqet.

Sipas mjekut të Spitalit Amerikan në Tiranë, për momentin gjendja e tij nuk është kritike por po vëzhgohet cdo minute. “Këto konsideriohen dëmtime të rënda të trurit. Ne shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet por nuk mendoj se do jetë në gjendje për të qënë në fushë javën tjetër”, shprehet mjeku.
 
Në spital ka mbërritur mjeku neurolog Mentor Petrela që do vendosë se cfarë hapash do të ndiqen për më tej. Sipas burimeve të fundit flitet për mbërritjen e një avioni-ambulancë nga Zagrebi që do bëjë transportimin drejt Kroacisë.

Shëndeti i tij është përkeqësuar menjëherë për shkak të gjendjes gripale, duke u rënduar në shtëpinë e tij, të marrë me qera nga FSHF-ja për të në Tiranë.

Top Channel