Birmani, Suu Kyi do lirohet pas zgjedhjeve

30/09/2010 16:45

Disidentja Aung San Suu Kyi do të lirohet pas zgjedhjeve të 7 nëntorit që do të mbahen në Birmani, të parat pas 20 vjetësh.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet birmane. Fituesja e cmimit Nobël për Paqen nuk jeton në liri që prej arrestimit të saj të fundit në vitin 2003.

“Burgimi i saj do të përfundojë më 13 nëntor. Ajo do të lirohet konform me ligjin”, ka deklaruar një zyrtar i lartë birman.

Top Channel