Miliband kërkon më shumë gra në kabinet

29/09/2010 17:40

Gratë mund të arrijnë të përbëjnë gjysmën e qeverisë hije të laburistëve, nën drejtimit e liderit të sapozgjedhur Ed Miliband.

Kabineti hije i Milibandit të vogël do të njoftohet javën e ardhshme, bëjnë të ditur mediat britanike.

Sipas “The Independent”, pasardhësi i Gordon Broën ka kërkuar që numri i grave në komandë në qeverinë e opozitës të jetë më i lartë se zakonisht.

Nëse “kuota rozë” minimale e parashikuar nga laburistët është 6 nga 19 vende, Ed synon ta cojë atë në 9 ose 10.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA