Lucio kërkon rikthimin në Bundesligë

29/09/2010 15:35

Në prag të sfidës kundër Werder Bremen, mbrojtësi i Interit, Lucio kujton me nostalgji kohën kur luante në Gjermani.

Lojtari zikaltër e pranon se dëshiron të rikthehet edhe një herë në këtë vend. “Kam folur me bashkëshorten për një rikthim të mundshëm në Bundesligë. Kur të jem 34 vjec kontrata ime do mbarojë dhe dua ta mbyll karrierën në Brazil por më parë do rikthehem në Gjermani”, shton lojtari i kombëtarës Selecao.

Tekniku i Bayern Munchen, Louis van Gaal nuk besoi tek aftësitë e tij, por Jose Mourinho e ktheu në majën e Europës. “Falë tij fitova Champions League”, përfundon Lucio.
 

Top Channel