Irani mund të heqë dënimin me gurë

29/09/2010 17:50

Irani mund të heqë së shpejti dënimin mizor të goditjes me gurë deri në vdekje. Pritet që së afërmi të mbahet votimi që mund të modifikojë kodin penal.

“Kodi i ri penal që po shqyrtohet nga Parlamenti nuk e parashikon më këtë ndëshkim”, ka deklaruar ambasadori iranian në Romë, Hossaini.

Sipas tij, ligji pritet të votohet dhe ka një mazhorancë që mund ta miratojë atë. Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të kalojë më pas nën sitën e Këshillit të Gardianëve.

Dënimi i këtij lloji u diskutua shumë kohët e fundit në nivel ndërkombëtar, pasi parashikohej të aplikohej ndaj shtetases iraniane Sakineh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA