Inter, Milito nuk do të luajë kundër Werder

29/09/2010 13:30

Diego Milito nuk arriti të merrte veten dhe mbrëmjen e sotme nuk do të jetë në fushë kundër Werder Bremen në sfidën e Champions.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga ambjentet zikaltër.

Dje Rafa Benitez kishte shpjeguar se do të bënte të ditur aktivizimin e tij vetëm pas stërvitjes të mëngjesit të sotëm.

Milito kishte dalë pak minuta nga fundi i ndeshjes së kampionatit të së shtunës në mbrëmje kundër Romës pas një tërheqjeje muskulore.

Në ndeshjen e sotme do të jetë Eto’o që do të luajë si mesfushor.

Top Channel