Gjermania mbyll borxhet e luftës

29/09/2010 18:10

Gjermania do të mbyllë më 3 tetor borxhin e parashikuar në një kontratë për të dëmshpërblyer vendet Aleate për Luftën e Parë Botërore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane, sipas të cilave dita e mbylljes së borxhit përkon me atë të 20 vjetorit të Riunifikimit.

92 vjet pas dorëzimit të Gjermanisë, qeveria do të paguajë ratën e fundit mbi interesat dhe kapitalin e lidhur me detyrimet e jashtme në vitet 1924 dhe 1930.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA