Gazetari italian: Tek Juve luan një homoseksual

29/09/2010 15:30

Rrëfim shokues i gazetarit sportiv homoseksual Paolo Colombo, në show-n e mbremjes në Canale 5, ku ai u shpreh se tek skuadra e Juventusit luan një lojtar gay.

“Tek Juve ka një gay që luan titullar. Një tjetër homoseksual u largua nga Milani dhe tani luan diku tjetër. Unë vetë kam pasur një marrëdhënie me një lojtar të huaj që mbërriti në Itali në vitet ‘90”, rrëfën Colombo.

Ai shton se edhe pse nuk flitet për homoseksualët në futboll, ata janë gjithandej. “Të tillë ka edhe tek skuadrat më të mira. Shoqëritë e tyre kanë tërhequr shumë foto nga qarkullimi ku ata janë fotografuar me meshkuj të tjerë. Klubet janë shumë të interesuara për t’i mbrojtur edhe pse vitin pasardhës lojtari i përfshirë në skandal, shitet menjëherë”, përfundon gazetari italian.  

Top Channel