Brown: Schumi i vërtëte sezonin e ardhshëm

29/09/2010 21:50

Ross Brown kërkon më shumë durim nga të gjithë tifozët e Michael Schumacher, duke premtuar rikthimin e tij të vërtetë vitin e ardhshëm.

Drejtori i skuadrës Mercedes GP që këtë sezon nuk arriti të ndërtonte një makinë kompetitive, përjashton mundësinë e tërheqjes së pilotit 7 herë kampion bote në fund të sezonit.

“Nuk do mend që është i zhgënjyer por vazhdon ta shijojë këtë sfidë. Dëfrehet shumë dhe është i motivuar”, thekson Brown.

Top Channel