Mourinho thumbon talentin Pedro Leon

28/09/2010 15:20

Jose Mourinho jep spektaklin e radhës, tregues ky që vë në dukje se karakteri i trajnerit nuk ka ndryshuar edhe pse ai ka ndryshuar ambient.

Luzitani e krahason talentin Pedro Leon me Balotelli-n. Pyetjes se gazetarëve pse nuk e ka përfshirë talentin në listën e ndeshjes kundër Auxerre, ai i përgjigjet: “Nuk kam arsye të përgjigjem për mungesën e tij. Nëse Perez më kërkon arsye do t’i jap por unë nuk kam pse t’i jap përgjigje askujt”.

Më tej, ai shënjestron lojtarin spanjoll të blerë nga Getafe. “Ju flisni për Pedro Leon dhe jo për Zidane-n apo Maradona-n. Eshtë një lojtar i mirë po nuk krahasohet me asnjë nga këta të dy. Po flisni për Pedro Leon që deri pak muaj më parë luante tek Getafe. Për të luajtur duhet të punosh. Nëse punon si them unë, ka mundësi që të luash, nëse nuk punon si dua unë është e vështirë të luash”, shton “I Vecanti”.  

Top Channel