Milan, superofertë për Steven Gerrard

28/09/2010 17:00

Milan interesohet për kapitenin e Liverpool, Steven Gerrard. Sipas faqes britanike caughtoffside.com, klubi i Berlusconi-t ka ofruar plot 35 milionë stërlina për mesfushorin anglez.

Kjo marrëveshje mund të finalizohet duke parë edhe vështirësitë ekonomike që po kalojnë pronarët amerikanë të “The Reds”, Hicks dhe Gillet.

Steve G vesh fanelën e titullarit tek Liverpool që prej 13 sezonesh dhe tashmë ai nuk mund të konsidrohet më një lojtar i ri pasi ka prekur kufirin e 30 viteve.

Top Channel