Lazio, Zarate tërheq vëmendjen e Tottenham

28/09/2010 21:25

Mauro Zarate rikthehet në vëmendjen e Tottenham pas golit të shënuar në fundjavë ndaj Chievo Verona.

Sulmuesi bardhekaltër u zhbllokua pas shumë muajsh dhe kjo ka rizgjuar londinezët, të cilët ofruan 20 milionë euro që gjatë muajve të verës kur argjentinasi ishte në hije.

Nga ana tjetër, presidenti i skuadrës italiane, Lotitto nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një sulmues i talentuar, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga idhujt e tifozerisë bardhekaltër.

Top Channel