Kuzhe premton Shqipëri ofensive

28/09/2010 12:45

Vitet e fundit futbolli boshnjak ka bërë hapa përpara, por duket se tashmë ata kanë fituar një farë vetëbesimi dhe shikojnë eliminatoret e Euro 2012 si një mundësi t’u kualifikimit për në Europian.

Por që të realizohet një gjë e tillë, duhet që ndaj Shqipërisë më 8 tetor në Tiranë nuk duhet të lënë pikë. Por i druhen shumë lojës mbrojtëse të kuqezinjve.

Por ai që i ka sfiduar në shtypin boshnjak ka qenë pikërisht Josip Kuzhe, trajneri i Shqipërisë, duke i paralajmëruar se do të duhet të bëjnë llogaritë me lojën sulmuese të kuqezinjve. Tekniku kroat po shijon momente të mira. Qëkurse ka debutuar me këtë ekip, disa gjëra kanë ndryshuar për mirë.

Fakt është një seri pozitive prej 7 ndeshjesh pa humbje, që mjaftojnë për t’i dhënë formë një paralajmërimi për Bosnjën, se sfida e 10 ditëve nuk do të jetë një shëtitje. Sipas mediave boshnjake, shqiptarët janë jashtëzakonisht të motivuar, kanë bërë një fillim të mirë të eliminatoreve. Barazimi në Rumani flet shumë. Dy ndeshje dhe 4 pikë duke kryesuar grupin, janë një fillim më i mirë sesa parashikimet. “Fakti që kemi 7 ndeshje pa humbje (dy fitore dhe 5 barazime) tregon një lloj niveli cilësor, falë të cilit mund të marrësh rezultat, tha Kuzhe. Tani duhet vetëm të përgatisim me kujdes ndeshjet e radhës në eliminatore. Natyrisht që jam i lumtur për paraqitjet në dy ndeshjet e para, mbi të gjitha për atë ndaj Rumanisë, që sipas meje, është aktualisht një skuadër e madhe”. Sipas boshnjakëve, Kuzhe në Rumani ka luajtur me një formacion ekstremist difensiv 4-5-1. Dhe i druhen se mos kroati luan kështu edhe ndaj tyre. Por Kuzhe e hedh poshtë. “Në grupin tonë ka skuadra të forta me të cilat kemi bilance jo pozitive, përjashto Luksemburgun. Ne kemi një skuadër të organizuar, edhe ne jemi të fortë, ndaj barazuam në Rumani. Por kemi edhe aftësi për të fituar”.

Por Kuzhe synon të përfitojë nga pikat e dobëta të Bosnjës. “Kam vëzhguar disa ndeshje të saj, kanë individualitet të mrekullueshëm, që mund të vendosin ndeshjen, një sulm potencial, lojtarë që luajnë në kampionate të forta. Por normalisht ka edhe defekte. Një prej tyre është mbrojtja nëse e vë nën presion. Natyrisht, ne duam të fitojmë dhe do ta provojmë. Do të duhet të bllokojmë individualitete, mbi të gjitha ata të sulmit. Do të ishte një çmenduri t’i linim kundërshtarit të luajë topin në mesfushë, ku Bosnja ka edhe pikën më të fortë. Nëse i lejojmë të luajnë 30-40 metra afër zonës tonë, do të ishte vetëvrasje. Do të ushtrojmë presion. Ju garantoj me 100%, që do të sulmojmë ne. Motoja jonë do të jetë: pa frikë, kështu mund të shkojmë te fitorja. Nuk ka sens të luajmë në mbrojtje edhe pse ata kanë një sulm potencial. Jemi shumë të motivuar ndaj do të provojmë të japim maksimumin”, përfundoi Kuzhe.

Top Channel