Formula 1, Kimi mendon rikthimin

28/09/2010 13:15

Kimi Raikkonen kthehet në Formula 1? Ai është vënë në kontakt me “Renault”.

Menaxheri i skuadrës franceze, Eric Boullier ka deklaruar se do të takohet me ish-kampionin e botës për të kuptuar nëse finlandezi ka me të vërtetë ndërmend të kthehet në pistë.

“Renault” mund ta vërë atë përkrah Robert Kubica në vitin 2011, por më parë Boullier kërkon të dijë se cilat janë motivimet e vërteta të ish-ferraristit, që në vitin 2010 i hyri garave rally, por pa pasur sukses.

Top Channel