Champions League, sonte ndeshje të dyta

28/09/2010 14:30

Rifillon sot aventura europiane e Champions League për skuadrat më të mëdha europiane. Reali i Madridit do të presë sot në Santiago Bernabeu Okserin.

Pavarësisht se në letër duke një ndeshje e lehtë për galaktikët, Mourinjon e shqetëson reparti i sulmit, i cili në këto ndeshje të fundit ka treguar pasaktësi. Një vit më parë ka qenë një skuadër franceze ajo që eliminoi Realin nga Champions League. Në atë kohë nën drejtimin e Pelegrinit Reali u mund 1-0 në transfertë me Lionin dhe barazoi 1-1 në fushën e tij duke u skualifikuar, ndërkohë që Mourinjo fitoi këtë trofe në edicionin e shkuar nën drejtimin e Interit.

Pavarësisht të gjithave Mourinjo ka deklaruar se kjo nuk do të jetë një ndeshje e lehtë pavarësisht se i duhet të grumbullojësa më shumë pikë duke parë nivelin e vështirësisë së grupit. Gjatë konferencës për shtyp Special One, ka pasur dhe një konflikt me gazetarët të cilët e kanë pyetur për mosgrumbullimin e Pedro Leon, pyetje që e detyroi portugezin të largohej i nevrikosur.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme e mbrëmjes së sotme është ajo mes Ajaksit dhe Milanit. Trajneri Italian Alegri paraqitet me një Milan të ndryshuar në prag të kësaj sfide, duke lënë pushim Ronaldinjon dhe Boateng, gjithsesi është shprehur se Ajaksi ëshyë një skuadër me të rinj dhe shumë e shpejtë, por edhe pse me një histori të madhe, nuk është më Ajaksi i viteve 70-të.

Ndërkohë Celsi pa tre nga lojtarët e formacionit Drogba, Lampard dhe Kalu, do të përballet sot në francë me Marsejën. Anceloti i ka humbur dy përballjet e fundit me skuadrat francezemegjithatë në këtë fillim sezoni m e Celsin është duke bërë një paraqitje perfekte.

Sipas tij humbja e fundjavës së fundit me Citin, e para për të në kampionat, nuk do të ndikojë shumë në gjendjen e skuadrës, e vetmja gjë që e shqetëson trajneri italian të Celsit është zëvendësimi i mungesave kryesore për këtë takim.

Top Channel