Bjellorusia: Me Shqipërinë, fitore

28/09/2010 17:40

Bjellorusia kërkon 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme të eleminatoreve Euro 2012 kundër Luksemburgut dhe kuqezinjve të Josif Kuzhe.

Skuadra lindore nuk do ketë të gatshëm në këto përballje mbrojtësin e BATE Borisov, Maksim Bordachev, ndërsa rikthehet mesfushori Timofei Kalachev pas një pushimi të gjatë për shkak të një frakture në ligamente.

“U nisëm mirë. Do kisha vënë bast për katër pikë në dy ndeshjet e para. Por duhet të vazhdojmë të marrim pike te plota me Luksemburgun dhe Shqipërinë”, shprehet trajneri Bernd Stange.

Lista e plotë e kombëtares bjelloruse për këto dy ndeshje është; Yuri Zhevnov (FC Zenit St. Petersburg), Anton Amelchenko (FC Rostov), Sergei Veremko (FC BATE Borisov), Igor Shitov (FC BATE Borisov), Sergei Sosnovski (FC BATE Borisov), Aleksandr Yurevich (FC BATE Borisov), Sergei Omelyanchuk (FC Terek Grozny), Aleksandr Martynovich (FC Krasnodar), Dmitri Molosh (FC Sibir Novosibirsk), Eduard Zhevnerov (FC Dnepr Mogilev), Yan Tigorev (FC Metalurh Zaporizhya), Aleksandr Kulchiy (FC Rostov), Sergei Krivets (KKS Lech Poznan), Sergei Kislyak (FC Dinamo Minsk), Anton Putilo (SC Freiburg), Aleksandr Hleb (Birmingham City FC), Timofei Kalachev (FC Rostov), Vitali Rodionov (FC BATE Borisov), Sergei Kornilenko (FC Rubin Kazan), Vyacheslav Hleb (Shenzhen Ruby FC) dhe Vitali Kutuzov (AS Bari).

Top Channel