Ankandi i Kombëtares, Top Channel tërhiqet

28/09/2010 20:10

Ekskluziviteti i TVSH-së dhe ankandi i FSHF-së për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare për eleminatoret e Kampionatit Europian, kanë hapur një debat në të cilin së fundi ka nderhyrë dy herë edhe Keshilli Kombëtar i Radios dhe Televizioneve.

E ndersa Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmeruar per neser ankandin per shitjen e te drejtave te transmetimit, Televizioni Publik Shqiptar ka derguar dite me pare oferten e tij per kombetaren, duke deklaruar se ne baze te ligjit per transmetimet televizive ai ka ekskluzivitetin e transmetimit te ketyre ndeshjeve dhe ankandin e cileson te jashteligjshem.

Me shume gjasa ceshtja do te perfundoje ne gjykate, pavaresisht se cili do te jete vendimi i ankandit qe zhvillohet nga FSHF. Por nje argument ne favor te Televizionit Publik e ka dhene se fundi KKRT, qe ka njohur ekskluzivitetin e TVSH per transmetimin e ndeshjeve, duke cituar ligjin per transmetimet televizive. Sipas deklarates se KKRT me date 25 shtator, RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit të aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive me interes kombëtar për territorin e Republikës së Shqipërisë.

Po sipas këtij neni, RTSH-ja në të gjitha rastet ka ekskluzivitetin e trasmetimit kur të drejtat janë në pronësi të federatave apo komiteteve shqiptare të lojrave. Si rrjedhojë KKRT-ja duke parë si prioritare interesat e publikut, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga aktet ndërkombëtare në të cilat vendi ynë është palë, si konventa europiane e televizionit, vlerëson se për këtë rast nuk duhet të cënohet ekskluziviteti i RTSH-së.

Nisur nga sa me siper, Top Channel, pasi u njoh edhe me qendrimin e KKRT dhe me ligjin, pavaresisht interesit qe ka patur gjithmone dhe qe ka shprehur edhe se fundmi per transmetimin me nje cilesi maksimale te ndeshjeve te Kombetares shqiptare, ka vendosur te mos marre pjese ne ankandin qe pritet te zhvillohet te neser nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Top Channel