Super-Krasic, Juventus fiton

27/09/2010 08:35

Serbi Milos Krasic me tre golat e tij i ka dhënë fitoren 4-2 Juventusit përballë Cagliarit në ”Olimpico” dhe 3 pikëshin e dytë gjatë këtyre 5 javëve në kampinatin italian.

Ishin bardhezinjtë ata që shënuan të parët me serbin në minutën e 13, avantazh ky që zgjati vetëm 7 minuta pasi Matri barazoi shifrat. Në të minutën e34-t Juventusi kalon sërish në avantazh dhe autor është Krasic.

2 gola të shpejtë në pjesën e dytë me Bonucci-n dhe Krasic dhanë idenë se ndeshja kishte përfunduar tashmë, por goli i Matrit, i dyti për Cagliari-n shërbeu vetëm për të mbajtur për më shumë se 10 minuta në tension Juventinët dhe asgjë më shumë. Pas kësaj fitoreje “Zonja e vjetër” ngjitet në kuotën e 7 pikë, 3 më pak se Interi kryesues me të cilin pas 7 ditësh do të përballet në “San Siro”.

Napoli i Mazzarri-t ka përmbysur rezultatin duke shkatërruar në transfertë 4-1 Cesenën, suprizën e këtij fillim sezoni në Serie A. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Parolo, ekipi ku aktivizohet edhe shqiptari Erjon Bogdani nuk mundi të mbajë presionin e napolitanëve të cilët shpërthyen në pjesën e dytë duke shënuar 4 gola brenda 20 minutave.

Lavezzi barazoi shifrat në minutën e 72, Hamsik kaloi Napolin në avantazh me një 11 metërsh ndërsa Cavani me dy golat në fund të ndeshjes vulosi fitoren e thellë të Napolit, skuadër e cila ngjitet në kuotën e 8 pikëve në vendin e 6-të.

Top Channel