Shkumbini barazon 2-2 me Besën

27/09/2010 19:05

Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja e fundit e javës së 5 në Superligë, ajo mes Shkumbinit dhe Besës.

Edhe pse kanë kaluar dy herë në avantazh, në fillim me Dervishin dhe më pas me Veliajn, peqinasit nuk kanë mundur të ruajnë fitoren.

Kavajasit e drejtuar nga Daiu, kanë barazuar dy herë rezultatin, me Mihanin në pjesën e parë dhe me Çikalleshin në të dytën.

Pas këtyre ndeshjeve, Shkumbini mbetet në vendin e 8 me 5 pikë, 7 më pak se Dinamo kryesuese, ndërkohë Besa në këto pesë javë të para ende nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje, duke mbetur në fundin e klasifikimit me 3 pikë.

Top Channel