Sevilla, shkarkohet trajneri Alvarez

27/09/2010 13:10

Antonio Alvarez është shkarkuar nga detyra e drejtimit të skuadrës andaluziane të Sevilla-s.

Humbja e djeshme në fushën e Hercule-s, 2-0 rezultoi fatale për teknikun spanjoll. Vendin e tij do ta zejë trajneri Gregorio Manzano që vitin e shkuar e coi Majorkën deri në vendin e pestë. Alvarez është trajneri i parë që shkarkohet gjatë këtij sezoni në La Liga.

Nën drejtimin e tij Sevilla humbi finalen e Superkupës së Spanjës si dhe u eleminua në fazën e tretë të Champions League nga Braga. Gjithashtu, Sevilla ka humbur edhe ndeshjen e parë në grupe te Europa League kundër PSG.

Top Channel