KKRT: Ligji me TVSH-në

27/09/2010 15:35

Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit ka nënvizuar edhe njëherë qëndrimin në lidhje me konfliktin për të drejtat televizive të ndeshjeve të kombëtares.

Në komunikimin me mediat, KKRT-ja është shprehur kundër ankandit duke rikujtuar edhe njëherë nenin 77 të ligjit 8410 i cili parashikon ekskluzivitetin e RTSH-së për transmetimin e ndeshjeve të përfaqësueses për territorin e Shqipërisë.

“Në respekt të nenit 77 të ligjit 8410 për radiot dhe televizionet publike dhe private parashikohet se RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit të aktiviteteve publike në territorin e Republikës së Shqipërisë”, është shprehur drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në KKRT, Fatbardh Zenelaj.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë marrë dhe masa nga paralajmërimi në gjoba e deri me heqje të liçensave për një sërë televizionesh kabllorë për shkelje të të drejtave të transmetimit.

Top Channel