Francë, Domenech kërkon asistencë

27/09/2010 11:00

Raymond Domenech vazndon rënien e lirë pas dështimit total në Kupën e Botës 2010 ku Franca nuk arriti të kualifikohej as nga faza e grupeve.

Ish tekniku nënkampion bote, në pritje të gjyqit kundër federatës, ka kërkuar asistencë. Ai është regjistruar në një zyrë pune në Paris.

Këtë e rrëfen një dëshmitar i quajtur Nocolas, i cili ka parë gjithë skenën duke mos vonuar ta publikojë në media. Sipas shtypit, Domenech kërkon që të përfitojë një shumë të majme nga federata pas prishjes së njëanshme të kontratës.  

Top Channel