Champions, Barcellona rigjen Messi-n

27/09/2010 16:05

Është edhe Messi mes 19 të mbledhurve nga Barcelona në ndeshjen e Champions kundër Rubin Kazan, e parashikuar të mërkurën.

Sulmuesi argjentinas ende nuk ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor, por është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të niset për në Rusi.

Messi nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë të dëmtuar më 19 shtator në ndeshjen kundër Atletico Madrid, pas një ndërhyrjeje të Ujfalusi.

Top Channel