Roma mund Interin në shtesë

26/09/2010 08:50

Roma gjen fitoren e parë të këtij sezoni dhe pikërisht përballë kampionëve në fuqi të Interit.

Në momentin më të vështirë për kryeqytetasit ku pas 4 javësh kishin regjistruar dy humbje dhe dy barazime, arrijnë të gjejnë pikërisht në këtë javë të pestë fitoren që padyshim më shumë se tre pikët ka dhe një vlerë psikologjike për ta.

Ka qenë një lojë e bukur kjo mes dy skuadrave rivale të viteve të fundit, me sulme në të dyja portat, por 45 minutat u mbyllën me vetëm një goditje tranverse nga Stankovic. Edhe pjesa e dytë ka qenë me të njëjtin ritëm, me raste të shumta, por goli ka ardhur atëherë kur më pak pritej.

Vucinic i futur në minutën e 76-ë i jep fitoren Romës pas një krosimi të saktë nga De Rossi. Kjo fitore e con Romën në kuotën e pesë pikëve, ndrkohë që Interi mbetet në kuotën e 10 pikëve, duke rrezikuar humbjen e kryesimit pas ndeshjeve të së dielës.

Top Channel