Seria A, Milan fiton minimalisht me Xhenoan

25/09/2010 20:35

Milani ka fituar minimalisht me Xhenoan në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Serisë A.

Me një gol të Ibra-s, kuqezinjtë kanë marrë fitoren e dytë në kampionat.

Miqtë kanë rrezikuar disa herë portën kundërshtare me Palacio që godet traversën, ndërsa Chico me një ndërhyrje të bukur vë në vështirësi Abbiatin që shpëton për mrekulli portën.

Ndërkohë që Milani ka rrezikuar me anë të Boateng e Gattuso, por ka qenë Ibrahimoviç që ka prekur rrjetën në minutën e 49 të takimit.

Top Channel