Cana kthehet titullar kundër Bujuksehir

25/09/2010 12:25

Pas lajmeve të shumta nëpër media për pakënaqësi rreth qëndrimit në stol, por edhe deklaratave të vetë Lorik Canës që kërkonte më tepër hapësira te Gallatasarai, mesfushori do të ketë shansin e tij.

Trajneri Frenk Rajkard ka vendosur që ta aktivizojë kuqeziun prej minutës së parë në sfidën që verdhekuqtë do të zhvillojnë të dielën në stadiumin “Ali Sami Jen” përballë Istanbul Bujuksehir.

Për këtë sfidë, 27-vjeçari shqiptar ka deklaruar: “Në fundjavë luajmë përballë një kundërshtari të fortë. Në javën e dytë të kampionatit, kundërshtarët tanë kanë mposhtur Beshiktashin. Pavarësisht emrit jo të madh që ka kjo skuadër, na pret një ndeshje e vështirë”.

Kjo do të jetë hera e dytë që Lorik Cana do të luajë si titullar me Gallatasarain në Superligën turke, ndërsa sfida me Istanbul Bujuksehir është e vlefshme për javën e 6-të.

Top Channel