Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë arrest me burg për dy shtetasit që akuzohen për hapjen e një tuneli me qëllim grabitjen e një filiali banke në zonën e 9-katësheve në kryeqytet.
Në seancën e sotme i akuzuari Tahir Beleku mohoi se po hapte tunelin për grabitje, por kishte si qëllim vendosjen e një kasaforte në lokal.
Tahir Beleku dhe Taulant Troplini do të qëndrojnë në pritje të seancës së radhës.
Sipas policisë brenda ambienteve të lokalit ekspertet kanë sekuestruar materiale te shumta te perdorura per hapjen e tunelit, sikurse doreza per te mos lene gjurme, kamera me fibra optike, video regjistruese, radio komunikimi, pajisje oksigjeni per prerje metale dhe vegla te tjera pune sikurse bateri me energji elektrike dhe mjete gome per te mos krijuar zhurma.
Top Channel