Maradona: Biliardo tradhëtar

24/09/2010 21:10

Diego Armando Maradona nuk njeh kufij. Pas hidhërimit që i la Kupa e Botës, ish trajneri i Argjentinës sulmon ashpër pasardhësin e tij Sergio Batista dhe menaxherin e selektimeve Calos Bilardo.

“I pari nuk është një personazh i njohur, madje nuk e njohin as në Uruguaj, ndërsa Biliardo është një tradhëtar”, shprehet ish futbollisti në një intervistë.

Biliardo ka qënë trajner i Maradonës në Kupën e Botës 1998 kur Argjentina fitoi trofeun për herë të dytë. “El Pibe D’Ooro” e konsideron ish ndihmësin Biliardo si “përgjëgjës në komplotin” për largimin nga kombëtarja.

Top Channel