Mancini akuzohet edhe nga ish përgatitësi atletik

24/09/2010 17:50

Roberto Mancini nuk po gjen paqe në detyrën e trajnerit të Manchester City.

Pas zenkave me Adebayor, tashmë në drejtim të tij vijnë akuza edhe nga ish përgatitësi atletik i skuadrës, Raymond Verheijen. Sipas tij, demtimet e shumta që po penalizojnë City-n kanë një përgjegjës, teknikun Mancini.

“Gjatë përgatitjeve të pjesës së parë të sezonit të shkuar, Hughes i kishte të gjithë lojtarët në dispozicion. Më pas, me mbërritjen e Mancinit gjërat ndryshuan pasi ai i detyroi lojtarët të sterviteshin dy herë në ditë me më shumë se dy orë, prandaj nuk cuditem që ka kaq shumë dëmtime”, thekson Verheijen.

Aktualisht, lojtarët e dëmtuar të City-t janë; Lescott, Boateng, Kolarov, Balotelli, Bridge dhe Richards.

Top Channel