Djali i Sakineh apel Ban ki Moon
24/09/2010 10:50
Djali i Sakineh, gruas së dënuar me vdekje në Iran pasi akuzohet për tradhëti bashkëshortore i ka shkruar një letër Ban ki Moon duke i kërkuar që t’i shpëtojë jetën nënës së tij.
Kështu shkruan “Times”. “Vendimi për ekzekutimin me vdekje nuk është anuluar ende, por është shtyrë dhe mund të kryhet në cdo moment”, thotë Sajad Ghaderzade, duke i kërkuar OKB-së që të përhapë apelin në të gjithë botën.
Djali i Sakineh thotë se respektimi i të drejtave njerëzore në Iran është vetëm një shpifje, pasi nuk ekziston.
Top Channel